Fero ju kërkon falje Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më tha Mozziku t’i shaj, tash u bë me ta

Fero është shndërruar sërish në njërin ndër reperët më të komentuar të momentit.

Së fundi ai u komentua shumë pas tensioneve me Unikkatilin.

Madje Fero i’a ktheu edhe “diss-in” Unikkatilit.

Fero së fundi në një ‘live’ bashkë me Kozakun, ka treguar shumë detaje të cilat nuk ishin të dëgjuara më parë.

Sipas reperit ishte Mozzik ai i cili e ka “futur” në telashe me reperët të cilët Fero nuk ka raporte të mira.

Ai ka përmendur emrin e Noizyt, Gjikos dhe Semit.

Përtej kësaj ai ka rrëfyer edhe për mesazhin që Noizy i ka dërguar Mozzikut duke e sharë.

Në video Fero i’u kërkon falje reperëve, dhe kur u pyet nga Kozaku se pse Mozziku u largua nga kompania e Met Elshanit, ai ka habitur me përgjigjen e tij ku është shprehur: Sepse është tradhtarë.

Gjithashtu Fero ka përmendur edhe Unikkatilin, me të cilin edhe ka pasur tensione dhe të shara ditëve të fundit.