Gjuajtje me armë zjarri në një kafene të Butelit

Rreth orës 19:00 Alsat mëson se një persona ka gjuajtur me armë zjarri (pistoletë) në një kafene në lagjen e Butelit. Sipas informatave tona bëhet fjalë për incident në kafenenë “Sulltan” në Butel. Sipas informatave që posedon Alsat, plumbat kanë pasur për shënjestër një këshilltar komune dhe një person tjetër, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin në të njëjtën tryezë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për larje hesapesh. Personi në tryezë, siç mëson Alsat ka qenë i afërt me Aedat Peker, shtetasin turk që u përzu nga Maqedonia 1 muaj më parë. Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për një sherr që ka pasur si motiv lëndët narkotike dhe paratë fallco me të cilat është shkëmbyer malli. Megjithatë, hetimet vazhdojnë dhe policia është në ndjekje të autorëve./Alsat