Gjatë ditës se djeshme janë vaksinuar 9721 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimi është duke u zhvilluar pa pengesë. Sipas tyre interesimi për vaksinimin për çdo ditë është duke u rritur, ndërsa numri i atyre që kanë shprehur dëshirë për vaksinim është 376.987.
Në pikat e vaksinimi përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar 175.620 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës mbrëmë e kanë marrë 7.445 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 9.721 qytetarë.
Me numrat e fundit 50% e popullatës mbi 70 vjeç ka pranuar të paktën një dozë vaksine dhe 33% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë. /SHENJA/