Bastisje në Tetovë dhe Bogovinjë, kapet drogë dhe armatim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreh orës 12:20 është arrestuar 21-vjeçari B.B. nga Tetova, transmeton Alsat. MPB njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Bogovinjë dhe në rrugën “Shtipska” në Tetovë është kapur sasi e madhe e marijuhanës dhe një pistoletë pa leje. Policia njofton se droga është dërguar për ekspertizë ndërsa 21-vjeçari është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 215 nga Kodi Penal.