Shekerinska: Në VMRO-DPMNE edhe gomari fluturon nëse thotë kryetari

Zëvendëskryetarja e deritanishme e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka komentuar informacione për ekzistimin e mosmarrëveshje brenda LSDM-së, pas Kongresit të përfunduar të kësaj partie.
Sipas Shekerinskës, nuk ka ndasi, por ide dhe koncepte të ndryshme.
“Ekip janë njerëz që ndajnë të njëjtat vlera, ndonjëherë me ide të ndryshme, por lojaliteti nuk matet me atë se sa herë do të luhatni kokën, por sa herë do të flisni. Lojalitetin e ndërtojmë ndaj idesë e jo ndaj shefave”, tha Shekrinska në emisionin “Utrinski Brifing”.
Ajo ka demantuar se brenda LSDM-së ekziston “krahu i Shkupit” dhe “brankovistë”. Ajo thotë se raportet brenda LSDM-së duken të komplikuara sepse në VMRO-DPMNE-në opozitare ka vetëm dëgjueshmëri ndaj liderit, transmeton gazeta Lajm.
“Në VMRO është shumë më lehtë, jep komandë dhe nëse fluturon gomari-fluturon”, tha Shekerinska.
Uikendin e kaluar, Shekerinska u tërhoq nga të gjitha pozitat partiake në LSDM.