Gir: Be-ja vazhdon funksionimin sipas parimit të solidaritetit

Është e rëndësishme që të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se cfarë përkrahje financiare ka bërë BE-ja që nga fillimi i pandemisë për RMV-në por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, është shprehur ambasadori i BE-së në Shkup Devid Gir duke komentuar zhgënjimin e Kryeministrit Zoran Zaev rreth sigurimit të vaksinave për vendet tonë.

DEJVID GIR – AMBASADOR I BE-së NË RMV

“Të jemi të sinqertë se sot nuk jemi aty ku BE-ja do të kishte dashur të jetë, ti siguronte vaksina për vendin tuaj, mirëpo mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se duke i marë parasyshë rrethanat e vështira me të cilat edhe vetë vendet anëtare të BE-së janë duke u ballafquar në realizimin e programeve të tyrë për shpërndarjen e vaksinave dhe se janë duke hasur në vështirësi, marë parasyshë edhe vështirësitë me rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid, por nuk mund të harojmë se BE-ja vazhdon të fuksionojë mbi parimin e solidaritetit”.

Këto komente ambasadori Gir i bëri pas takimit me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ku kjo e fundit theksoi së për qytetin është shumë i vlefshëm bashkëpunimi me zyrat e BE-së, miqësinë tradicionale që BE-ja e ka dëshmuar gjithmonë dhe solidaritetin me qytetarët e Tetovës.

TEUTA ARIFI – KRYETARE E KOMUNËS SË TETOVËS

“Biseduam përgjithësisht për problemet që kanë të bëjnë me përafrimin drejtë BE-së, për projektet konkrete që zyra e BE-së i ka në Tetovë. Normalisht që njëri nga projektet më të mëdha, projekti për trajtimin e ujërave të zeza, sic u infomrova nga amabasadori dhe autoritetet qeveritare, në prill pritet të bëhet shpallja”.

Ambasadori Devid Gir pos takimit me kryetaren e komunës së Tetovës, ka realizuar takime edhe me shoqëritë civile, gjegjësisht Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik Loja. /KlanMacedonia