Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të vazhdojë të mbetet në ndalim

Sipas prokurorisë vazhdimi i ndalimit të Mustafës është i domosdoshëm që të vazhdohet.

Tutje u tha se kanë vlerësuar se rreziku që ai të ndërhyjë tek dëshmitarët nuk ka ndryshuar, ashtu sikurse mundësia që ai të vazhdojë të kryejë krime.

“Për këto arsye, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të anulojë kërkesën e mbrojtjes dhe thërret që i akuzuari të mbetet në ndalim”, thuhet në njoftim.