ShowBiz Genta Ismajli dhe Huseyin Usta po planifikojnë të martohen?

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta po planifikojnë të martohen?

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Kjo pasi prej muajsh u kuptua se po bëhet nënë për herë të parë dhe se tani u konfirmua që është në pritje të binjakëve.

Sidoqoftë, artistja nga Gjilani ka publikuar një tjetër video derisa po intervistohej nga makina ku ndodhej së bashku me partnerin e saj, Huseyin Usta.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

“Genta ke ndonjë surprizë për ne?”, ka qenë pyetja drejtuar krijueses së hitit “E kam provuar”.

Ndërkohë që përgjigja e Gentës ka qenë e drejtpërdrejt duke shtuar, “Po i kam dy”.

“Paskemi një dasmë”, vazhduan më tej pyetjet ndaj 37-vjeçares ku theksoi, “E gjete”.

Nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë, nëse çifti po planifikojnë për një ceremoni.

Genta dhe Huseyin po e shijojnë romancën prej më shumë se dy vitesh.