Zaev: Nuk i pranoj dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me tragjedinë në Tetovë, tha se siç ka deklaruar edhe më herët nuk do të lejojë politizimin e rastit.
“Kam dhënë drejtime që të bëhen kontrolle në të gjitha spitalet modulare. Është me rëndësi që të bëhet kjo që të shmangen raste të tilla. Nuk jemi vendi i vetëm në botë ku ndodhin tragjedi. Rumani është shembull njëjtë”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Zaev tha se obligimi është që familjarëve të mos ua rëndojmë edhe më shumë situatën.
“Shëndetësisë i nevojitet sistem që do ta mbrojë nga pandemia. Jam i bindur se Filipce dhde Hasani kanë bërë shumë dhe kanë shpëtuar mira jetë dhe për këtë arsye ua jap besimin të vazhdojnë edhe më tej të përkujdesen për sistemin shëndetësor”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.