Ganiu: 10 studentë nga Çairi fitojnë bursa nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Komuna e Çairit sot nënshkroi Marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik përmes të cilës edhe na u ndanë 10 bursa për studentë nga komuna jonë.

Me këtë rast theksova se ky është një akt tejet i rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, por edhe për forcimin e tregut të punës që ka nevojë aq të madhe për të patur njërëz profesionist në radhët e veta.
Ndërsa zëvendës rektorin e UNB Prof. Dr. Mevludin Ibish e përgëzova për punën akademike që bënë ky Universitet dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionin tonë edhe në shumë fusha.