Zyrtare: Bardhi kalon te Trabzonspor

Enis Bardhi është lojtari më i ri i Trabzonspor.

Lajmin e ka konfirmuar vet ekipi turk, me anë të një postimi.

Me Trabzonsporin, Bardhi ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Për kartonin e Bardhit, ekipi turk do t’i paguajë ekipit spanjoll tre milionë euro.

Bardhi te Trabzonspori është transferuar nga Levante.