Futbollisti maqedonas shan para kamerave pasi shënoi gol : “P..a vi mater” (Video)

Futbollisti i kombëtares së RMV-së, Ilija Nestorovski, ka habitur opinionin. Pasi ka shënuar gol kundër kombëtares së Lihtenshtajnit, në ndeshjen kualifikuese, Nestorovski ka bë gjestikulim të çuditshëm që “ta mbyllin gojën”, si dhe është sharë para kamerës: “P..a vi mater”. Sharja nuk dëgjohet, por gjestikulimi është i qartë, raportojnë mediumet maqedonase.

Vetë Nestorovski e ka pranuar këtë gabim, duke thënë se sharja i është dedikuar tre personave që vazhdimisht e kanë ofenduar dhe kërcënuar atë dhe familjen e tij kohën e fundit, transmeton gazeta Lajm.
Nestorovski ishte në qendër të kritikave pas humbjes së Maqedonisë së Veriut nga kombëtarja e Rumanisë.