Arsenal reagon për sulmin me thikë në Milano: Jemi me ty, Pablo Mari, ngushëllime viktimave

Edhe Arsenali, klubi që ka në pronësi Pablo Mari, por të cilin e ka huazuar te Monza, ka reaguar për sulmin me thikë që është bërë në një qendër tregtare në Milano, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ku mes tyre edhe futbollisti i Serie A.
Siç tashmë është bërë e ditur, lojtari u gjet në një situatë të papritur, teksa e mori një therje në shpinë nga një person që, sipas medieve italiane, vuan nga çrregullimet mendoree.

Gjendja e Marit deri më tash është stabile, pasi nuk janë dëmtuar organet vitale nga therja.

Përkitazi me këtë rast ishte edhe reagimi i klubit londinez që, pos të tjerash, i uroi shërim të shpejtë lojtarit të tyre dhe shprehu ngushëllime për viktimën.

“Mendimet tona shkojnë te Pablo Mari dhe viktimat e tjera të episodit të tmerrshëm në Itali. Ne kemi qenë në kontakt me agjentin që na tha se ai është në spital dhe nuk është plagosur rëndë”, ishte shkrimi i klubit anglez.