Formula 1, anulohen garat e Singaporit, Japonisë dhe Azerbajxhanit

F1 nuk do të ndalet gjatë vitit 2020 në Singapor, Suzuka dhe Baku. Organizatorët e cirkuitit të “Marina Bay” (Singapor), kanë bërë zyrtare heqjen dorë nga ky Çmim i Madh për këtë sezon për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë COVID-19. “Shëndeti i të gjithë njerëzve që do të përfshiheshin në këtë garë është vënë në plan të parë,”- komentoi z. Colin Syn, nënkryetar i “Çmimit të Madh të Singaporit. – “Pas muajve të vështirë na u desh ta merrnim këtë vendim”. Të njëjtën zgjedhje kanë bërë Azerbajxhani dhe Japonia dhe të njëjtin fat do të ketë edhe gara e Vietnamit.

Një javë pas zyrtarizimit të tetë garave të para të Kampionatit Botëror F1, të gjitha në Evropë, mbërritën të parat anulime zyrtare nga pjesa tjetër e botës. Pas Australisë dhe Tajlanda, Singapori, Azerbajxhani dhe Japonia kanë vendosur gjithashtu të anulojnë garat e tyre për vitin 2020 për shkak të situatave të lidhura me Covid-19.