Pendarovski: Nëse nuk ka proces zgjedhor inkluziv do të hymë në krizë të re

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski theksoi se vendi ka nevojë për proces inkluziv të zgjedhjeve. Pendarovski theksoi se në rast se ndonjë parti bojkoton zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë vendi rrezikon të hyjë në krizë të re politike që sipas tij do të cenonte edhe procesin eurointegrues të vendit.

“Dekreti për zgjedhjet mund të ndryshohet, sigurisht, ky është propozim, dhe në vend të “aktivitetet zgjedhore të vazhdojnë pas gjendjes së jashtëzakonshme të shkruaj”edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”. Zgjedhje edhe në kohën e koronës e cila nuk do të kalojë shpejt, janë të nevojshme për institucione legjitime. Nëse nuk ka marrëveshje për proces zgjedhor inkluziv, kjo do të thotë se do të hymë në krizë të re. Apeloj te liderët e partive më të mëdha politike të ulen dhe t’i vendosin interesat shtetërore, përpara interesave të ngushta partiake. Në të kundërt, përveç krizës së brendshme do të ndikohet edhe procesi eurointegrues i vendit”, deklaroi Pendarovski.