Fokus: A po konsumojnë alkool deputetët në Kuvendin e Maqedonisë?

Përleshja fizike në Kuvend mes kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane Arbër Ademi nga BDI-ja dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka ngritur pikëpyetje në opinion nëse deputetët konsumojnë alkool gjatë punës në restorantin e Kuvendit.

Këtë temë e ka ndezur edhe ish-deputeti Pavle Trajanov, me deklaratën se disponueshmëria e alkoolit në Kuvend është një tjetër nga arsyet e shumta për një atmosferë të tillë, shkruan Fokus, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në temën nëse deputetët gjatë pranisë së tyre në seancat e Kuvendit, ku kanë një punë të përgjegjshme në miratimin e ligjeve dhe rregulloreve, ndodhin të jenë nën ndikimin e alkoolit dhe nëse ka alkool në restorantin parlamentar, “Fokus” ka biseduar me një ish-deputet, i cili për shumë vite ishte pjesë e përbërjes parlamentare.

Në restorantin parlamentar nuk shërbehet alkool, por megjithatë, edhe pse më rrallë, ka pasur raste kur deputetët kanë kontrabanduar një shishe.

Punonjësit e restorantit edhe nëse dikush kërkon një gotë pije alkoolike, gjithmonë e kanë theksuar qartë se përveçse nuk e ka në meny, është rreptësisht e ndaluar konsumimi i saj në restorant. Megjithatë, këta njerëz bëjnë ligje dhe vendosin për çështje që janë të rëndësishme për shoqërinë në tërësi dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre.

Por, po, në përvojën time shumëvjeçare si deputete, ka pasur raste të rralla kur një deputet ka marrë alkool me vete në restorant, por nuk ka ndodhur që dikush të jetë i dehur, në sy të të gjithëve.

Prandaj mendoj se historia e ardhjes së deputetëve në seanca nën ndikimin e alkoolit është më shumë një tentativë që dikush të bëjë lojëra politike, sesa e vërteta – thotë bashkëbiseduesi ynë.