Florian Wirtz: Kam ëndrruar të luaj për Barcelonën

Florian Wirtz i cili po kalon në një sezon mbresëlënës te Bayer Leverkusen, shprehu se kishte ëndërr të luante për Barcelonën.

Shumë ekipe janë pas Florian, por sipas gazetës ‘Mundo Deportivo’ ai mund të kalojë te Barcelona.

Lidhur me këtë lajm është përgjigjur edhe vet lojtari duke thënë se gjithmonë ka ëndërruar që një ditë të luajë për gjigantët katalanas.

“Kur isha fëmijë gjithmonë kam dashur të luaj për Barcelonën” tha 17 vjeçari, transmeton lajmi.net.

Florian ka shënuar 11 gola në 19 paraqitje për ekipin nga Gjermania. Ai tashmë pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez.