PSG e duan Ousmane Dembele si zëvendësues për Di Maria

Skuadra parisiene kanë shfaqur interesim për francezin Ousmane Dembele.

Paris Saint Germain kërkojnë një zëvendësues për Di Marian, pasi kontrata e tij pritet të përfundojë në qershor.

Parisienët janë në kërkim të një zëvendësuesi për argjentinasin, dhe sipas tyre Ousmane Dembele do të ishte lojtari ideal, përcjell lajmi.net.

Qëndrimi i francezit te Barcelona nuk është i sigurt, pasi ai ende nuk ka rënë dakord me drejtuesit e Barcelonës për rinovim kontrate.

Mbetet të shihet nëse Dembele do të arrijë marrëveshjen për rinovim me Barçën apo do pranojë oferta nga ekipet e tjera.