Ilkay Gundogan flet për të ardhmen: Jam i lumtur këtu, e dua ekipin

Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Ilkay Gundogan tha se është i lumtur te Manchester City.

Gjatë afateve kalimtare gjithmonë shtohen zëra se lojtarët e ekipeve më të mira evropiane mund të largohen. Ashtu ndodhi edhe për mesfushorin e Manchester City, Ilkay Gundogan. Por ai u shpreh i lumtur në Premier Ligë.

Lojtari tha se është i lumtur me ekipin dhe ndihet shumë rehat.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, e dua klubin dhe ndihem jashtëzakonisht rehat” ishin fjalët e Gundogan, transmeton lajmi.net.

Lojtari gjithashtu tha se ka edhe një vit kontratë me Cityn dhe se është i qetë.

“Kam akoma një vit kontratë dhe jam i qetë”, vazhdoi ai.

Pas këtyre fjalëve Ilkay hedhë poshtë zërat për largimin e mundshëm të tij nga liderët aktual të Premier Ligës.