Flet nëna e agresorit të Berishës: Djali ka çrregullime mendore, mjekohet prej 5 vjetësh

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së PD, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Euronews Albania, nëna e 31- vjeçarit tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Ajo tregoi se djali i saj mjekohet me medikamentin Tegretol dhe ndiqet nga mjeku Sadik Lala.

Tegretoli, është një antikonvulsant që ndonjëherë përshkruhet si stabilizues i humorit në çrregullimet bipolare. Përveç konfiskimeve dhe çrregullimeve bipolare, është gjithashtu e përshkruar për lehtësimin e dhimbjeve në nevralgjinë trigeminore.