Takohen rektorët e UT-së dhe UEJL-së

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, është pritur
sot në zyrën e Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Ky takim mes dy drejtuesve universitarë, u zhvillua pas zgjedhjes së Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në
detyrën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Tetovës.
Më këtë rast, Rektori ynë ka pranuar urimet për emërimin e tij në krye të këtij institucioni të parë
të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili këtë muaj do ta
shënojë 28 – vjetorin e themelimit.

Në këtë takim, rektorët e dy universiteteve ritheksuan gatishmërinë e tyrë për të vijuar
bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të avancimit të arsimit sipëror në vendin tonë.
Janë shumë lëmenj ku dy universitetet kanë dëshmuar marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi,
ndaj u vlerësua se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet me këto ritme që i shërbejnë arsimit,
shkencës dhe proceseve të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.