Filipçe: Punonjësit shëndetësor do ta marrin bonusin prej 5% këtë muaj

epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID - 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Punonjësit shëndetësor gjatë këtij muaji do ta marrin rritjen e pagës prej pesë për qind për muajin mars, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shpjeguar se deri tani është kërkuar mënyrë se si ajo të bëhet formalisht dhe juridikisht.

Potencon se në takimet me përfaqësues të Sindikatës së punonjësve shëndetësor është diskutuar nëse rritja mund të jetë pjesë e aneksit të Marrëveshjes kolektive ose duke pasur parasysh atë që shuma prej pesë për qind vjen si mbështetje përmes kredisë së Bankës botërore nuk mund të përllogaritet në pagën bazë, pra do të jetë si bonus- shtesë.

“Në atë rast do të jetë shumë diçka më e madhe për shkak se do të jetë vetëm plotësim. Mjetet janë siguruar dhe këtë muaj do t’i marrin pesë përqindtë”, ka deklaruar Filipçe.

Siç ka theksuar ministri i Shëndetësisë, është planifikuar nëse nuk arrihet në maj, punonjësit shëndetësor të marrin shumën e dyfishuar për dy muajt e kaluar dhe pastaj të vazhdohet me pesë përqindtë.