Dita e shtatë e protestës kundër “propozimit francez”

Qytetarë me flamuj të shpalosur të Maqedonisë dhe bluza me të shkruar “JO”, si dhe “Të brohorasim për Maqedoninë”, janë pjesë e pjesëmarrësve në protestën kundër propozimit francez që filloi sonte para Qeverisë.

Në protesta shihen edhe pankartat “Përsëri ne do të fitojmë” dhe “Stop bullgarizimit”, “Nuk negociojmë me fashistët”.

Sipas njoftimeve, është paraparë fjalim i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, menjëherë pas fillimit të marshit protestues.

Protesta kundër propozimit francez, nën moton “Ultimatume – JO faleminderit”, po zhvillohet për të shtatën ditë. Të pranishmit nga Qeveria do të drejtohen drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku pritet të shprehin mesazhet e tyre dhe më pas do të vazhdojnë para Kuvendit.