Festivali i munguar, “Ballkan-Fest” gjallëroi Kumanovën

Gjatë tri ditëve të kaluara Kumanova si asnjëherë më parë u gjallërua nga Festivali “Ballkan-Fest” i organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani”. Edhe pse për herë të parë ky ansambël organizon një festival të këtillë, përvoja e artistëve që përbëjnë këtë ansambël është për t`u lavderuar dhe uruar. Pjesëmarrja e një numri të madh të ansambleve jo vetëm nga Karadaku por edhe nga trojet shqiptare dhe jashte saj, defilimi i anëtarëve të këtyre ansambleve, veshjet të cilat karakterizuan këtë festival, adetet dhe zakonet e prezentuara nga çdo ansambel nga vendi prej ku vjen, ishte nje kolorit që magjepsi pjesëmarrësit në këtë festival. Sigurisht që mjetet modeste finaciare nuk lanë hapësire që festivali të ketë edhe risi të tjera, por si për herë të parë ndaj mendimin se ishte nje ngjarje që vlen të shkruhet, e vlen te thuhet dicka. Si çdo ngjarje në të cilën marrin pjesë anëtarë e asnamble nga shumë vende, që ka për synim prezentimin e vlerave dhe traditës nga rajonet që vijnë, edhe në këtë festival kjo jo vetëm që nuk mungoi, por ishte nje kolorit qe meriton duartrokitje. Gjithashtu njohja e anëterëve të ansmableve pjesemarrëse shkëmbimi i përvojave, por edhe diskutimi mbi sfidat me të cilat përballen ansamblet sot, janë një vlerë më vete. Ka kohë që Kumanovës i kishte munguar një ngjarje e këtillë kulturore, por ajo që vlen të theksohet është se mediat edhe kësaj rradhe më shumë ishin të prirura rreth zgjedhjeve lokale sesa në prezentimin e asaj qe po ndodhte ne shtepinë e kultures në Kumanovë. Një ngjarje e cila jo vetem që duhet mbeshtetur, jo vetëm që duhet dhënë jehonë në media, por duhet bërë cmos që ky festival të zhvillohet vit pas viti e të mbetet tradicional, sepse Kumanova ka nevojë, sepse Kumanova ka kapacitete për ngjarje të këtilla, sepse Kumanova ka nevojë për mbështetje nga të gjithë./ Gazeta Lajm