Barcelona i vendos ultimatum Dembeles për kontratën e re

Sulmuesi ka qenë jashtë fushës tërë verën shkaku i një lëndimi që pësoi në “Euro 2020” dhe u detyrua të operohet, transmeton lajmi.net.

U raportua se Dembele mund të shitet verën e kaluar me faktin që nuk ka impresionuar që prej arritjes te Barcelona për 100 milionë euro në vitin 2017.

Por, lëndimi ndikoi të mos shitet dhe Dembele tani mund të luajë në vikend kundër Alavesit në “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron t’ia rinovojë kontratën, në mënyrë që të mos e humb falas verën tjetër.

Blaugranasit janë të bindur për francezin, pavarësisht që duhet të pranojë zbritjen e pagës.

Dembele preferon të qëndrojë, por marrëveshja ende nuk është mbyllur dhe klubi katalunas vazhdon të këtë përpjekje për rinovimin e kontratës.

Por, Barcelona nuk do pres gjithmonë dhe i kanë vendosur ultimatum deri në janar, përndryshe do provojnë ta shesin për të mos e lejuar ta humbasin falas.