Fëmiu që humbi jetën dje në banesën e djegur nuk është nga Gostivari

Pas zjarit të djeshëm në Gostivar ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeçar, që ka qenë i lidhur me zinxhir në këmbë, sot tri motrat e saj të vogla janë strehuar në bashkëpunim me SOS Fshatin për Fëmijë, informojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale. Prej aty njoftojnë se fëmijët nuk kanë gjurmë të dhunës dhe se ata janë në situatë të mirë psiko-fizike.
Nga Qendra për punë sociale-Gostivar thonë se deri tani nuk ka pasur denoncim për keqpërdorim.

Nëna 35 vjeçare, e cila është ndaluar në Stacionin policor për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkelje e obligimeve familjare”, bashkë me katër fëmijët adoleshentë dhe motrën e saj nga Resnja, para ca kohe janë vendosur në banesën në Gostivar, kurse shpeshherë paraprakisht kanë ndërruar adresat e jetesës. Nga Qendra për punë sociale në Resnjë kanë thënë për Tv Telma, se nëna e fëmijëve në tetor të vitit 2018 i ka informuar se do të shpërngulet në Gostivar.
Fqinjët e ndërtesës, në rrugën “Kej Vardar” thonë se nuk i njohin anëtarët e kësaj familje. Ata me trishtim flasin për zjarrin e tmerrshëm që ka ndodur dje.
Sot ka përfunduar edhe hetimi i ekipit special të MPB-së bashkë me prokurorin publik, hetim që duhet të tregojë se cili ka qenë shkaku i shpërthimit të zjarrit.