Shekerinska: Stejt Departamenti dha dritë jeshile për blerjen e automjeteve ushtarake nga SHBA në vlerë prej 210 milion dollarë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për TV21, konfirmoi lajmin se Stejt Departamenti ka dhënë dritë jeshile që Maqedonia e Veriut të bleje automjete luftarake nga SHBA në vlerë prej 210 milion dollarë.

Maqedonia nga administrata amerikane ka kërkuar 54 automjete luftarake Stryker edhe atë në tre versione për transport të këmbësorëve, automjet komandues dhe automjete në të cilat ka të montuar gjuajtës të minave. Për këto automjete është paraparë edhe furnizimi i pajisjeve shtesë – mitraloz kalibër, gjuajtës së bombave me tym, radio pajisje, stacione luftarake që udhëhiqen nga largësia, GPS lexues, termovizion për vozitësit, pjesë rezervë etj. Gjithashtu duhet që përfaqësues amerikan të vijnë në vend që njoftohen me mundësitë logjistike për pranimin e automjeteve dhe zgjedhjen e ekuipazhit. Kjo duhet të ndodh vitin e ardhshëm.