Fakulteti Mjekësor në Shkup nuk pranon kandidatë shqiptar, arsyetohet me vendimin e Qeverisë

epa08441089 View of a monument depicting the Apostles Cyril (826-69 AD) and Methodius (815-85 AD) on the campus of the country's oldest and largest public university ? which is also named after them ? during the lockdown imposed due to the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus in Skopje, North Macedonia, 24 May 2018. The Eastern Orthodox Church celebrates the feast of the two brothers on 24 May. Saints Cyril and Methodius are credited with evangelizing the Slavic tribes of Eastern Europe (conferring them the status of 'equal-to-apostles') and creating the Glagolitic script, a precursor to the modern Cyrillic script used in many present-day languages, including Macedonian, Russian, Bulgarian and Serbian. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Fakulteti Mjekësor në Shkup nuk pranon studentë shqiptar, me arsyetimin se nuk ka kuotë, në pajtim me vendimin e Qeverisë, gjegjësisht për shkak të Fakultetit Mjekësor në Tetovë në gjuhën shqipe.

Kështu thuhet në një dokumet i cili qarkullon në rrjetet sociale, i lëshuar nga Fakulteti Mjekësor pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dokument thuhet se numri i kandidatëve nga secila përkatësi kombëtare është e definuar me të njëjtin vendim të Qeverisë, në pajtim me përfaqësimin adekuat të nacioneliteteve në RMV.

“Sistemi elektronik (iKnow) i numëron kandidatët nga përkatësia adekuate në të gjitha 7 programet mësimore në Fakultet dhe ato kandidatë nga nacionaliteti që kanë pikë të rangohen në listën e kandidatëve të pranuar, nuk i nxjerr nga lista e nacionaliteteve”, thuhet në dokument.

Më tej në dokument jepen dy shembuj duke i përmendur përkatësitë etnike vllehe dhe rome, por nuk sqarohet më shumë vendimi për të mos pranuar studentë shqiptarë.

Theksojmë që ky dokument mban emrin e Universitetit “Kirili dhe Metodi”, por nuk është as i nënshkruar as i vulosur./Telegrafi/