Eskalon rivaliteti mes McGregor dhe Khabib në rrjetet sociale

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov kanë ritheksuar rivalitetin e tyre të ashpër në rrjetet sociale duke dërguar thumbime të egra ndaj njëri-tjetrit.

McGregor, 31 vjeç, fillimisht ndezi rivalitetin e nxehtë duke dërguar një tweet që tallte rivalin e tij për pretendimet e tij për luftën në rrugë.

Por Khabib nuk vonoi duke u përgjigjur ndërsa ai postoi një fotografi të tij duke mbështetur superyllin irlandez të UFC brenda kafazit në përplasjen e tyre të paharrueshme të 2018-ës, përcjell lajmi.net.

McGregor vazhdoi edhe me një tweet duke hedhur një imazh kur Khabib doli jashtë tetëkëndësisht dhe sulmoi Dillon Danis, në UFC 229.

Notorius shkroi:”StReEt fiGhT (Lufta në rrugë)”.