Revoltë në burgjet italiane prej koronavirusit, 3 të vdekur dhe dy gardianë merren peng

Tre të burgosur kanë gjetur vdekjen në burgun e Modenas në Itali, për shkak të revoltave që kanë shpërthyer për shkak të masave që janë marrë nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas mediave italiane, dy të burgosur dyshohet se kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogës, ndërsa një tejtër në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë, në burgun e Pavias dy gardianë janë marrë peng. Prej dy ditësh në burgjet italiane në veri të vendit kanë shpërthyer revoltat kundër masave parandaluese të Covid-19.

Italia ka ndaluar takimet e të burgosurve me familjarët, duke bërë që të burgosurit të shpërthejnë në revolta. Ndërkohë, në burgun e Pavias, dy gardianë u morën peng.

Atyre, gardianëve, të burgosurit u morën çelësat e qelive duke liruar të burgosurit e tjerë. Situata u normalizua pasi në vendin e ngjarjes mbërritën përforcime të policisë.