Conte e pranon: Nuk jemi në nivel me Juventusin

Antonio Conte beson se ishte “një takim i ekuilibruar” deri në shënimin e golit, por pranon se Interi është akoma shumë larg Juventusit.

Nerazzurrit iu duhej një fitore për t’u rikthyer në garën për titull, por tani janë nëntë pikë pas liderëve Juve dhe tetë prapa Lazio – megjithëse me një lojë më pak që do ta luajnë kundër Sampdoria.

Golat e Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala i dhanë fitoren Zonjës së Vjetër në derbin e zhvilluar mbrëmë pa tifozë, përcjell lajmi.net.

”Ndeshjen e humbëm menjëhërë pas golit të parë. Ne po luanim shumë mirë në fillim të pjesës së dytë deri tek goli i pësuar. Goli i Ramsëy ndryshoi komplet rrjedhën e lojës. Nuk u trëguam të zotët të reagonim ashtu si duhej”.

“Nëse fitojmë me Sampdorian i bie të jemi fiks 6 pikë larg. 6 pikë diferencë e krijuar në dy humbjë në dy ndeshje direktë me ta. Duhet të jemi pozitiv dhe të mësojmë nga humbjet”.

”Nuk mund të bëjmë krahasimë me një skuadër dhe strukturë që ka 8 vite që vëtëm përmirësohet me një strukturë që sapo ka nisur rrugëtimin e saj dhe të luajë ndeshje të këtij niveli. Duhet të rritemi akoma më shumë për të luajtur për objektiva të mëdha, për të luajtur në këto nivele që janë nivele tepër të larta”, u shpreh italiani.