Erë e pakëndshme dhe tym mbi Shkup

Era e sjell tymin nga zjarri i madh pranë “Kitkës”, ndërsa nuk ka zjarr në “Vodno”
Era po sjell tymin nga zjarri aktiv në rajonin e “Kitkës”, ndërsa zjarre ka edhe pranë Bojanës dhe në Komunën e Ilindenit. Qendra per Menaxhim me Kriza (QMK) deri tani nuk ka marrë njoftim për zjarr në “Vodno”.
Erë tymi dhe mjegu, eshte shfaqur mbi qytetin Shkupit, ndërsa shkak është era që sjell tymin nga zjarret që aktualisht janë aktivë, në rrethinë të kryeqytetit.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se tymi në Shkup, vjen nga zjarri aktiv në rajonin e “Kitkës”, në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë.
Në shuarjen e zjarrit deri tani ka marrë pjesë edhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Nga QMK-ja theksojnë se deri në këtë moment nuk kanë marrë asnjë njoftim për zjarr në Vodno, edhe pse tymi në qytet mund të krijojë përshtypjen se zjarri është më pranë Shkupit.
Ndërkohë, zjarre aktive ka edhe në lokacione të tjera në rajonin e Shkupit.
Në territorin e Komunës së Sarajit, pranë fshatit Bojanë, aktualisht po digjen pyje me drurë të ulët dhe bar i lartë. Zjarr ka edhe në Komunën e Ilindenit, ku janë përfshirë bar i thatë dhe pyje të degraduara me drurë të ulët.
Nga QMK-ja thonë se situata me zjarret po monitorohet dhe se shërbimet kompetente po ndërmarrin masa në varësi të zhvillimit të situatës.
Është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se era e tymit që ndihet në Shkup, sipas informacioneve të deritanishme të QMK-së, nuk është pasojë e ndonjë zjarri në Vodno.
Nëse tymi është i dendur, qytetarët, veçanërisht kategoritë e ndjeshme, duhet të shmangin qëndrimin e panevojshëm në ambiente të hapura dhe të ndjekin informacionet zyrtare për gjendjen.