Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të autorit Sefer Tahiri, ka folur edhe për raportet mes partnerëve shqiptarë të koalicionit qeveritar dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, duke komentuar mënyrën e funksionimit të këtij bashkëpunimi politik.
Arijanit Hoxha: Merrni çka ka thënë Bilall Kasami, për Izet Mexhitin dhe merrni çka kanë thënë, për shembull, gjithë ata mes vete aty dhe do ta shihni se ballafaqimi tyre nuk ka pas të bën me asnjë gjë që është për të avancuar të mirat e shqiptarëve, por ka qenë një kacafytje momentale dhe në fund i bashkoi pushteti. Më fal, i bashkoi Mickoski se nuk i ka bashku pushteti.
Sefer Tahiri: Edhe Albin Kurti.
Arijanit Hoxha: Për momentin këtu i bashkon vetëm kryeministri Mickoski dhe është si puna nuk përjashtohet…
Sefer Tahiri: As kryeministri i Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes…
Arijanit Hoxha: Është si puna e prizës, po prizën atë që i thojnë popullorçe shtekerin e ka në dorë kryeministri Mickoski. Me e heq prej struje, nuk kanë struj ta flas kështu popullorçe për ta, për ta kuptuar më mirë dhe prandaj po flas. Nëse analizohen gjitha
Sefer Tahiri: Ju keni qenë në politikë dhe dini më së miri. zoti Hoxha. Nëse analizohen se si funksionon kjo puna e shtekerit.



