Elijona ka ndarë një tjetër moment nga pushimet e saj në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet duke shijuar ditët në bregdet.
Në imazh, ajo shihet e ulur pranë detit, duke marrë rreze dielli dhe duke lex
Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr më shumë mesazhi që ajo ka shoqëruar fotografinë.
Në anglisht, Elijona shkruan: “Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”.
Për të sqaruar se me kë po i kalon pushimet, ajo ka shtuar edhe një shënim në shqip: “Jam në det me familje”.
Postimi vjen pak ditë pas reagimit të saj mbi zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Klodin.
Mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale kishte nxitur dyshime te ndjekësit, ndërsa Elijona kishte bërë të ditur më herët se po kalonte kohë me familjen e saj në Kosovë.
Me reagimin e fundit, ajo duket se ka zgjedhur të sqarojë edhe një herë situatën, duke treguar se pushimet po i kalon pranë familjes, larg zërave dhe aludimeve që qarkullojnë në rrjet. /Telegrafi/






