Erdogan dënon kritikat për keqmenaxhim: E pamundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka njoftuar se numri i personave të konfirmuar të vdekur në Turqi është rritur në 9,057, përderisa foli në provincën Hatay, afër epiqendrës së tërmeteve.

Zyrtarët sirianë dhe një grup shpëtimi në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët kanë thënë se numri i të vdekurve atje ka arritur në 2,662, duke e çuar numrin e kombinuar në 11,719.

Erdogani dënoi gjithashtu kritikat për përpjekjet e qeverisë për shpëtim, të cilësuara nga shumë në vend si të ngadalta dhe joadekuate, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo është një kohë për unitet, solidaritet. Në një periudhë si kjo, nuk mund t’i ngop njerëzit që bëjnë fushata negative për interesa politike. Nuk ishte e mundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë”, tha Erdogan.