MPB: Raportimet për vendosje të bombave në shkolla dhe objekte tjera në Shkup ishin të rrejshme

Raportimet për gjoja të vendosje të bombave në shkolla, qendra tregtare dhe objekte në Shkup janë të rreme, njoftojnë nga MPB-ja pasi policët i kryen të gjitha kontrollet e nevojshme.

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se sot (08.02.2023) në ora 19:10 janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla të mesme dhe 5 objekte të tjera në Shkup pas marrjes së emaileve me kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe u konstatua se bëhej fjalë për kallëzime të rrejshme.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rrejshme.