Endrick: Zgjodha Real Madridin për shkak të Vinit dhe Cristianos

Endrick Felipe, do ta mbyllë vitin 2022 si lojtar i Real Madridit edhe pse nuk do të veprojë si i tillë deri në vitin 2024, që do të jetë kur të mbushë moshën madhore.
Braziliani foli për ‘Marca’ duke treguar se përse zgjodhi transferimin në ‘Santiago Bernabeu’.

“Real Madridi është një ekip shumë i madh dhe Vini më kishte dërguar mesazhe dhe më kishte dhënë më shumë shpresë. Edhe Cristiano, i cili është idhulli im, ka luajtur për Real Madridin. Kjo është arsyeja pse zgjodha Real Madridin dhe mendoj se është zgjedhja e duhur. Zoti ka qenë gjithmonë me mua dhe më ka thënë se është rruga më e mirë”, tha fillimisht ai.

Tutje, lojtari u shpreh i lumtur që do jetë pjesë e ekipit të ‘Mbretërve’.

“Jam shumë i lumtur, falënderoj shumë Zotin por i kam këmbët në tokë. Nuk kam fituar ende asgjë. Falënderoj shumë Zotin për të tashmen, e ardhmja i përket vetëm Zotit. Në vitin 2024 kur të shkoj te Real Madridi, shpresoj të kem sezone të mira. Për momentin jam te Palmeiras, por do t’i mbështes nga larg. Mund Vini, i cili është miku im, të ketë një sezon të mrekullueshëm, Éder, Rodry… dhe le të fitojë Real Madrid më shumë Liga të Kampionëve, La Liga dhe Superkupa tani”, përfundoi ai.

Nënshkrimi i fundit i Real Madridit, i cili do t’i bashkohet ‘Los Blancove’ në vitin 2024 kur të mbushë 18 vjeç.