Insiston Guardiola: Haaland ende jo në më të mirën e tij

Pep Guardiola ka folur për yllin e Man City, Erling Haaland.
Pep Guardiola këmbëngul se Erling Haaland ende nuk është në më të mirën e tij pavarësisht se shënoi një tjetër dygolësh për Manchester Cityn në Premier Ligë kundër Leeds.

Norvegjezi vazhdon me formë të lartë edhe pas pushimit të Botërorit.

Ai shënoi një dygolësh në fitoren e Man City 3-1 në Leeds të mërkurën.

Sulmuesi tani ka shënuar 20 gola në Premier Ligë në vetëm 14 paraqitje, lojtari më i shpejtë për të arritur atë pikë në historinë e kompeticionit.

Megjithatë, Guardiola beson se Haaland ende mund të përmirësohet pasi ai gradualisht po kthehet në formën e lartë pasi pësoi një dëmtim në këmbë gjatë barazimit pa gola të Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund në tetor.

“Mendoj se ai ende nuk është në maksimumin e tij për shkak të lëndimit, të lëvizë trupin e tij të madh nuk është e lehtë për të, por sa më shumë që mund të luajë, minutat do të jenë më të mira”, tha trajneri i Cityt pas ndeshjes.

“Kisha ndjenjën se ai nuk është në më të mirën e tij. Është çështje kohe. Ai është gjithmonë një kërcënim i jashtëzakonshëm për kundërshtarin. Shifrat janë të pabesueshme, por kam ndjenjën se ai nuk po vjen këtu vetëm për numrat, por dëshiron ta fitojë atë. Ende ka 70 pikë për të luajtur.”