Enca rikthehet për pushime në Dubai: Shtëpia ime e dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo si destinacion ka zgjedhur Dubain, të cilësuar si shtëpinë e saj të dytë, marrë parasysh që udhëton shpesh.

Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi e video të reja, përmes të cilave tregon se ndodhet jashtë angazhimeve të zakonshme.

Foto: Screenshot/Instagram

“Përshëndetje Dubai. Jam kthyer në shtëpinë time të dytë, jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Krijuesja e hitit “Break Down” ndërkohë shpesh ka marrë kritika për qëndrimin në Dubai dhe për jetën luksoze.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse po përgatitet për një këngë të re.

27-vjeçarja duhet theksuar se që një kohë ka lënë anash edhe mbrëmjet e koncertet muzikore. /Telegrafi/

Reklama