Bebe Rexha lanson këngën e re “Call On Me”

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej disa ditësh, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Call On Me” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar me një video në platformën YouTube.

Ky projekt ndërkohë është pjesë e albumit të saj të ri “Bebe”, i cili pritet të lansohet i plotë më 28 prill.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta këngë ka qenë e nominuar edhe në “Grammy Awards 2023”, por që nuk është shpërblyer me ndonjë çmim.

Artistja shqiptare ditë më parë fitoi një çmim në ‘iHeart Radio Awards 2023” për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

 

Biondja do të rikthehet me album të ri dy vite pas “Better Mistakes” që rezultoi të jetë mjaft i suksesshëm.

Ajo edhe vitin që lamë pas ka qenë një nga emrat më të diskutuar në tregun muzikor ndërkombëtar dhe jo vetëm.