EG: Defekti i Ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion

Falemnderojmë puntorët e NPK “Tetova” të cilët sanuan defektet nga shkatërrimi i gypave, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin e Leshnicës në Malin Sharr.

Për fat të keq Kryetarja e Komunës së Tetovës, nuk ju drejtua tetovarëve të cilët mbetën pa ujë mbi një javë. Por qytetarët edhe ashtu nuk mund të presin seriozitet më të madh nga ana e saj, e cila asnjëherë nuk reflekton në momentin e nevojshëm.

Në video shihet qartë – dyshimet janë për ndërtim pa standarde, ku edhe pse janë paraparë në projekt, në terren nuk janë vendosur mure mbrojtëse dhe preventivat tjera nga rrëshqitja e dheut. Ne kemi dyshime serioze për procedurat e tenderimit, që si zakonisht kanë prapavija korruptive dhe punët rezultojnë shkel e shko. Prandaj urgjentisht kërkojmë një komision hetimor nga Prokuroria, i cili do të bënte revizionin e gjithë projektit.

Koha është për përgjegjësi, kultura e mosndëshkimit duhet të merr fund në shoqërinë tonë.