Deputeti i Vetëvendosjes viziton Gostivarin: Ndryshimi të arrijë gjithkund ku janë shqiptarët!

Pritje vëllazërore për deputetin Mefail Bajqinofci nga Kosova

Kisha nderin dhe kënaqësin sot të pres në vizitë Mefail Bajqinofci, njërin nga 58 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

E urova z. Bajqinofci për zgjedhjen e tij deputet dhe për fitoren e LVV në krye me Albin Kurtin. Biseduam për sfidat që e pesin Kosovën në fushën e euro-integrimeve, zhvillimin ekonomik dhe social, sfida këto me të cilat ballafaqohemi edhe ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mora premtim nga ana ai se bashkëpunimi ynë do të thellohet në të ardhmen me theks të veçantë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Konstatimi ynë i përbashkët ishte se ndryshimi duhet të arrijë në të gjitha viset ku jetojnë shqipëtarët.