Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar edhe katër të rinj, të moshës prej 18 deri në 27-vjeç pasi janë kapur me marihuanë.

“Më 30.07.2021 rreth orës 22.00, policët e Sektorit për tregti të palejuar me drogë në kuadër të SPB Ohër, në afërsi të ish kazermës në Ohër, kanë privuar nga liria katër persona, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal. Më saktë, te N.K.(27) nga Pehçeva është gjetur dhe marrë marihuanë dhe dy qese me pluhur droge. Te P.M.(19) nga Manastiri është gjetur pako me kokainë, te A.M.(18) nga Shkupi është gjetur marihuanë, te J.Sh.(21) marihuanë dhe pako me materie të portokalltë. Ata janë arrestuar në Stacion policor dhe kundër tyre do të shqiptohen kallëzime penale përkatëse”, njoftuan nga MPB-ja, transmeton TV21.

Paraprakisht, MPB-ja ka njoftuar se ka arrestuar edhe 3 të rinj nga Shkupi pasi ishin kapur me drogë në Gostivar.