Nga qershori, Zaimina Vasjari specialiste e Ujësjellësve. U emërua për të “zgjidhur hallet” e Durrësit me ujë të pijshëm (Dokumenti)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Në dokumentin e siguruar nga ‘News24’ shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës. Ndërsa prej datës 10 qershor ajo do të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Prej disa kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.

Nga qershori, Zaimina Vasjari specialiste e Ujësjellësve. U