Edhe Bayerni interesohet për Cengiz Under

Bayern Munich ka hyrë në garë për Cengiz Under. Ai ka bërë 20 paraqitje këtë edicion me Romen, ka shënuar 3 gola

E ardhmja e Cengiz Under mund të jetë larg Romës.

Talenti turk prej kohësh ndiqet nga disa prej ekipeve më të mira në Europë, mes të cilave edhe Manchester United, por së fundmi duket se janë klube të tjera ato që kanë shfaqur interes për 22 vjecarin.

Arsenal dhe Tottenham pritet të nisin një garë mes tyre për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, ndërkohë raportohet se tani edhe Bayern Munich ka shprehur interesim për talentin turk.

Cengiz Under u transferua te Roma në verën e vitit 2017 nga Basaksehir për 14 milionë euro ndërkohë që kontrata e tij me verdhekuqtë përfundon në qershor të vitit 2023.

Ai nuk po bëhet rehat me lëndime në Itali dhe është i hapur për të ndërruar skuadër gjatë verës.

Ai ka bërë 20 paraqitje këtë edicion, ka shënuar 3 gola.