Cesc Fabregas zbulon se familja e tij është prekur nga koronavirusi

Koronavirusi e ka prekur edhe familjen e Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll nga Monako njoftoi se stërgjyshja e tij vuan nga koronavirus në moshën 95 vjeç dhe ata e zbuluan këtë duke bërë transferimin e të moshuarve nga qyteti i lindjes Arenys de Mar (Barcelona), në një hotel.

“Ajo është 95 vjeç dhe e ka marrë koronavirusin për fat të keq. Kishte shumë njerëz që nuk ishin prekur në atë pjesë dhe ne donim t’i transferonim në një hotel. Ata u testuan të gjithë dhe 70% dolën pozitiv, përfshirë stërgjyshen time”, zbuloi ai për La Sexta.

Në pamundësi të lëvizë nga kjo situatë, Cesc me familjen qëndroi në Monaco dhe s’mund të jetë pranë më të dashurve në Barcelonë.

“Këtë të enjte ne folëm përmes videove dhe e vërteta është se ajo duket mirë dhe është e gjallë. Gjëja më e keqe është se nuk mund të jeni me të dhe t’i jepni një përqafim. Shpresojmë se mund ta kapërcej edhe pse e dimë se mund të jetë e vështirë”.