E thotë Eto’o, ky do jetë pasuesi i Lionel Messit te Barcelona

Argjentinasi është i gatshëm të negociojë me klubet e tjera, derisa është i lidhur me kalimin të klubet si Manchester City, PSG dhe transferimin në MLS, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, legjenda e blaugranasve, Samuel Eto’o mendon se Barcelona ka në skuadër pasuesin, bëhet fjalë për sulmuesin Ansu Fati.

“Mendoj se është një ndër lojtarët e së ardhmes, tani është duke bërë gjëra të shkëlqyeshme dhe klubi duhet ta rrisë dhe të kujdeset për të”.

“Shpresoj që ai do jetë pasuesi i Messit”, tha Eto’o për Sport Bible.

Momentalisht spanjolli është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi para disa muajve duke këputur ligamentet dhe pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm ose në mars.