“Diallo mund të jetë ‘Ronaldo i ri’ i Manchester Unitedit”

Unitedi pagoi 37 milionë euro nga Atalanta për Diallon tetorin e kaluar, ndërsa këtë muaj iu bashkua “Djajve të Kuq”, përcjellë lajmi.net.

Ferdinand shpreson që Diallo të jetë pasuesi i Ronaldos dhe mendon se transferimi i talentit ndodhi njësoi si i portugezit para shumë viteve.

“Transferuam një fëmijë nga Atalanta dhe shpresoj që bën ndonjë gjë. Nëse sheh si flasin njerëzit që ishin të përfshirë në blerjen e tij, ky fëmijë mund të jetë më i miri në botë”.

“Këto janë mendimet e njerëzve të Manchester Unitedit që kanë për këtë fëmijë”.

“Nuk dua t’i vendos presionin e Ronaldos, por askush nuk dinte për Ronaldon kur e blemë, pos njerëzve në Portugali. Ky fëmijë duket njëjtë dhe nëse sheh si flasin njerëzit, bota është për të nëse ia del”, deklaroi ai.

Ronaldo pavarësisht moshës 35-vjeçare është duke vazhduar të fitoi trofe dhe nëse Diallo arrin vetëm gjysmën e karrierës së pesë herë fituesit të Topit të Artë, do jenë para të shpenzuara mirë për gjigantin anglez./