“E njohim Serbinë, atyre nuk i besohet”, Osmani komenton dilemën e Vuçiqit për samitin

“Ne e dimë kush është Serbia, ne e njohim Serbinë shumë mirë dhe e dimë shumë qartë që Serbisë nuk i besohet”. Ishte kjo deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania.Ajo deklaroi se me këtë parim hyjnë në çdo proces, por asnjëherë nuk mungon shpresa se partnerët ndërkombëtarë do ta bindin Serbinë të ballafaqohet me të kaluarën, pas më shumë se 23 viteve që kryen gjenocid në Kosovë.

“Sa herë shohim që Bashkimi Europian nuk jep mesazhe të qarta në raport me Serbinë, Serbia inkurajohet që të vazhdojë me logjikën e shekullit të 19-të, në vend se të inkurajojë të silleshin si liderë të shekullit 21 që janë brenda kontinentit evropian,” u shpreh Osmani.Presidentja e Kosovës e cilësoi të papranueshme sjelljen e Vuçiç kur tha fillimisht se nuk do të vinte në samit e më pas ndërroi mendje.
Sipas saj jo vetëm veprimet e Serbisë janë të tilla që destabilizojnë rajonin, por dhe gjuha është e njëjtë si në vitet ’90.