E konfirmon Maldini: Jemi në bisedime për rinovimin e kontratës së Leaos

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, e ka konfirmuar se janë duke biseduar me Rafael Leaon në lidhje me vazhdimin e kontratës së këtij të fundit.
Lojtari po kërkohet me ngulm nga disa skuadra të mëdha evropiane, e më e zëshmja në këtë drejtim është, pa dyshim, Chelsea.

Për ta blinduar lojtarin, drejtuesit e “kuqezinjve” janë duke menduar që t’ia ofrojnë sa më shpejt kontratën e re portugezit.

Pos tij, në listën e lojtarëve me prioritet për t’ua vazhduar qëndrimin janë edhe Ismail Bennacer dhe Pierre Kalulu.